Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se është vendim i keq nga qeveria marrja e licencës së biznesit ndaj mediumit numër një në vend, Klan Kosovës.
Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se kjo është një gjë ogurzezë për të gjitha mediat në vend.
“Është vendim i keq prej qeverisë, lajm i keq për qytetarët e Kosovës edhe si shtëpi e madhe për ju. Po ashtu, është një paralajmërim ougurzi për të gjitha mediat në Kosovë, në cilindo rrafsh që e merr nuk shef gjë të mirë. Por nuk duhet me qenë të befasuar”.
“Si shtëpi mediale ju duhet ta përballoni këtë sfidë, ne reagimet e i kemi bërë publike menjëherë nuk ka qenë e besueshme fillimisht se mund të ndodh diçka e tillë. S’ke çka pret më shumë nga kjo qeveri, çdo ditë po prodhohet diçka e keqe, lajm i keq”, ka thënë Haziri.
The post Haziri: Është vendim i keq prej qeverisë ai për Klan Kosovën, lajm i keq për qytetarët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.