Home > Uncategorized > Korenica i VV-së këmbëngul që t’i mundësohet qasja në dokumentet publike për rezervën shtetërore

Korenica i VV-së këmbëngul që t’i mundësohet qasja në dokumentet publike për rezervën shtetërore

//
/
Comments are Off

Deputeti i VV-së, Visar Korenica, vazhdon të insistojë që t’i pranohet kërkesa për qasje në dokumente publike, pas pretendimeve për keqpërdorime nga MINT-i për rezerva shtetërore.

“Qasja në dokumente publike do duhej të ishtë gjëja më normale dhe në të njejtën kohë inkurajuese për çdo shtetas të Republikës së Kosovës që ka për qëllim kërkesë për llogaridhënie për shpenzime të parasë publike, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi”, ka shkruar ai.

“Ajo çfarë dje kemi bërë me Blendin i cili përveç se përkrahës i Lëvizjes dhe kritik i dalluar, është shembull i një aktivizmi qytetar karshi qeverisjes aktuale nga e cila qytetarët presin përgjegjësi dhe angazhim ndryshe nga qeverisjet e kaluara, për atë dhe jemi mbështetur dhe votuar”, ka vazhduar ai, derisa kërkesën e ka dorëzuar një ditë më parë për të pasur qasje në dokumentet që lidhen me rezervën e shtetit.

Deputeti i LVV-së kërkon qasje në dokumentet zyrtare për blerjen e vajit nga Polonia

 

The post Korenica i VV-së këmbëngul që t’i mundësohet qasja në dokumentet publike për rezervën shtetërore appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights