Mosmarrëveshja që i mori jetën kulmoi pak pas mesnate.
Fiks në ora 01:59 të kësaj së marte dyshohet se një shtetase e Argjentinës u gjuajt nga dritarja e dhomës së katit të 6 të një hoteli në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë. Këtë dyshohet ta ketë bërë kosovari E.N., me prejardhje nga Drenasi.
27-vjeçarja M.K.U. nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe vdiq në Qendrën Klinike Universitare. Bujtina ku ndodhi rasti, në kushte anonimiteti, konfirmoi për Klanin se të përfshirët ishin klientë të rëndomtë.
I dyshuari u ndalua fillimisht për 48 orë e të mërkurën Gjykata Themelore ia konfirmoi masën e heqjes së lirisë prej një muaji për veprën penale “vrasje”.
Trupi i pajetë i argjentinases u dërgua për obduksion.
The post Krimi i dyshuar, kosovari me pasaportë zvicerane hedh nga kati i 6-të argjentinasen (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.