Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Larnes dhe Ballkanit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas 45′ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Solitude” të Belfastit, Ballkani po avancon 2:0 si mysafir i Larnes, raporton KosovaPress.
Që të dy golat për kampionin e Kosovës i shënoi Nazmi Gripshi, fillimisht në minutën e 28′ për 1:0, ndërsa në minutën e 37′ e thelloi epërsinë në 2:0.
Pjesa e parë, 2:0 në favor të Ballkanit.