Shefi i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka folur edhe rreth rastit të Klan Kosovës.
Barbano në Edicionin Special në Klan Kosova tha se misioni që ai drejton e ka parë këtë situatë mjaft brengosëse.
“Liria e të shprehurit dhe komunikimi duhet të sigurohen në çdo nivel qeveritar. Mirëpresim një zgjidhje të favorshme, lidhur me këtë çështje”, tha ai në Klan Kosova.tv
Ndërkaq të enjten, Gjykata Komerciale e ka aprovuar ankesën e Klan Kosovës, duke e shtyer vendimin e MINT-it rreth pezullimit të certifikatës së biznesit.
Në arsyetimin e Komerciales, thuhet si vijon:
”I. APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve”.
”II. SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës 14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”.
Këtij lajmi përveç menaxhmentit dhe punëtorëve të Klanit, i janë gëzuar edhe shumë organizata dhe personalitete.
The post Barbano: Liria e të shprehurit dhe komunikimi duhet të sigurohen në çdo nivel qeveritar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.