Home > Uncategorized > Drejtori i Klan Kosovës: Vendimet e orkestruara s’i mundin vendimet profesionale të gjykatave

Drejtori i Klan Kosovës: Vendimet e orkestruara s’i mundin vendimet profesionale të gjykatave

//
/
Comments are Off

Drejtori ekzekutiv i televizionit Klan Kosova, Barlet Imami, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale për shtyrje të vendimit të nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve.

Në llogarinë e tij në Facebook, Imami ka shkruar se vendimet e orkestruara s’i mundin vendimet profesionale të gjykatave, raporton Klan Kosova.

“Aktvendimi i gjykatës për Klan Kosovën është vërtetim i asaj që vendimet e orkestruara politike nuk kanë bazë dhe forcë që t’i mundin vendimet profesionale të gjykatave”, ka thënë Imami.

Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth rastit të Klan Kosovës.

Si e arsyetoi Komercialja vendimin për shtyrje të vendimit të MINT-it për Klan Kosovën?

The post Drejtori i Klan Kosovës: Vendimet e orkestruara s’i mundin vendimet profesionale të gjykatave appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights