Home > Uncategorized > Messi vazhdon me formën e mirë në MLS, shënon 2 gola në fitoren e Inter Miamit

Messi vazhdon me formën e mirë në MLS, shënon 2 gola në fitoren e Inter Miamit

//
/
Comments are Off

Lionel Messi po vazhdon të shtojë gola, ndërsa ende po përshtatet me një ekip të ri.

Ai ndihmoi skuadrën me dy gola në ndeshjen kundër Orlando Cityt, shkruan Associated Press.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar pesë herë në tre ndeshje që nga debutimi i tij i shumëpritur në MLS më 21 korrik.

Kurse trajneri i tij, Tata Martino, thuri lavde për argjentinasin pas ndeshjes.

“Nuk është e palogjikshme të mendosh se ai ka shënuar pesë gola në tre ndeshje”, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv.

”Bëhet fjalë për lojtarin më të mirë në botë. Ai ka bërë të njëjtën gjë për 17-18 vjet”.

Ai tha se po vinte këtu për të konkurruar dhe për të fituar. Ai po e përmbush atë që e ka thënë” .

Vlen të përmendet se në këtë ndeshje debutoi edhe Jordi Alba, i cili hyri në lojë në minutën e 64-të.

The post Messi vazhdon me formën e mirë në MLS, shënon 2 gola në fitoren e Inter Miamit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights