Home > Uncategorized > Osmani dekoroi post mortem regjisorin Bekim Lumi me Medaljen Presidenciale të Meritave

Osmani dekoroi post mortem regjisorin Bekim Lumi me Medaljen Presidenciale të Meritave

//
/
Comments are Off

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në pesëvjetorin e ndarjes nga jeta, në prezencë të familjarëve dhe kolegëve, ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave krijuesin, regjisorin e pedagogun, Bekim Lumi.

Osmani ka theksuar se regjisori Lumi shquhej për guximin dhe përkushtimin ndaj arteve dramatike, duke e vendosur teatrin kosovar në hartën kulturore evropiane.

“Krijimtaria e Bekimit ishte alternative dhe avangarde, me një lojë të pasur estetike e skenike. Ai përfaqësoi në mënyrë dinjitoze teatrin e Kosovës nëpër teatrot evropiane, duke u shndërruar në emblemë të teatrit bashkëkohor të shtetit tonë”.

“Na artësoi, siç preferonte të shprehej ai, ndërkaq ne sot po i shprehim mirënjohje dhe e nderojmë figurën dhe krijimtarinë e tij”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoni.

The post Osmani dekoroi post mortem regjisorin Bekim Lumi me Medaljen Presidenciale të Meritave appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights