Home > Uncategorized > Duartrokitje në sallë pasi Dardan Krivaqës iu shqiptua dënim i përjetshëm

Duartrokitje në sallë pasi Dardan Krivaqës iu shqiptua dënim i përjetshëm

//
/
Comments are Off

Gjykata Themelorë në Ferizaj e ka dënuar Dardan Krivaqën me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.

Pas shqiptimit të dënimit nga ana e kryetarit të trupit gjykues, janë dëgjuar duartrokitje në sallë, që ka detyruar gjyqtarin që të thërret për qetësi në sallë, raporton Klan Kosova.

Krivaqa është dënuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë”, të cilit në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Ndërsa Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në kryerjen e veprës.

The post Duartrokitje në sallë pasi Dardan Krivaqës iu shqiptua dënim i përjetshëm appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights