Të enjten rreth orës 23:00, një shtetase zvicerane ka raportuar në Polici se është plaçkitur nga dy vetë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktimës i është plaçkitur çanta e krahut, raporton Klan Kosova.
“Gjilan 03.08.2023 – 23:00. Ankuesja femër shtetase e Zvicrës ka informuar se dy persona të pa njohur me forcë i kanë grabitur çantën e krahut. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima në çantë kishte para të gatshme dhe gjësende personale të saj. Rasti ne procedure te rregullt hetimore”, thuhet në raport.
The post Dy vetë ia plaçkitin çantën një zviceraneje në Gjilan appeared first on Klan Kosova.