Disa persona kanë mbetur të plagosur pas një zënke në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në kryeqytet.
Klankosova.tv ka siguruar pamje, ku shihet se e plagosur është edhe një grua, e cila me ndihmën e dy personave të tjerë po dërgohej për në autoambulancë.
Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se deri më tani dy persona janë identifikuar si të implikuar në rast.
“Përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha ai, njofton Klankosova.tv.
00:58 – Plagosja në qendër të Prishtinës, policia identifikon dy persona – s’e tregon numrin e të plagosurve
Disa persona kanë mbetur të plagosur në një lokal në rrugën “Rexhep Luci”.
Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se disa persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit apo edhe nga fragmente qelqi”.
“Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore “, tha ai, njofton Klankosova.tv.
Tutje, Borovci tha se aktualisht së paku dy të dyshuar janë identifikuar si të implikuar në rast.
“Përderisa po punohet edhe për identifikimin e të dyshuarve të tjerë të mundshëm”, tha ai, njofton Klankosova.tv..
Por, dëshmitarë të ngjarjes i kanë thënë Klan Kosovës se kanë familjarë që janë plagosur në mënyrë aksidentale, të cilët s’kanë qenë të përfshirë në rast.
Klankosova.tv do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin.
23:40 – Dyshohet për tre të plagosur në Prishtinë, policia e arreston një person (VIDEO)
Tre persona dyshohet se janë plagosur pas një zënke në qendër të Prishtinës.
Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv shihet se policia tashmë e ka arrestuar një person, dhe se një vajzë ka pësuar lëndime në këmbë.
Klankosova.tv ka provuar të kontaktojë me policinë dhe është në pritje të informatave zyrtare.
The post LIVE| Momenti kur dy persona e bartin një grua për në autoambulancë pas plagosjes në Prishtinë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.