Motoristi spanjoll Pedro Acosta u tregua mjeshtër i vërtetë në kualifikimet e kategorisë moto 2 që u zhvilluan të shtunën në Britani.
Ish kampioni i kategorisë Moto 3 e drejtoi motorin e tij Red Bull KTM drejt pozitës së parë startuese për garën e së dielës në shtegun Silverstone përcjell klankosova.tv.
Krejt në tentimet e fundit spanjolli e arriti kohën më të shpejtë me 2:16.953 që ishte e pa kapshme për të tjerët.
Me 7 të dhjetat vonesë vendin e dytë e zuri motoristi tjetër spanjoll Fermin Aldeger me ekipin e tij Speed Up Racing.
Ndërsa treshen startuese në Britani në kategorinë Moto 2 e kompletoi holandezi Zonta Van Den Goorbergh me ekipi RW Racing GP.
The post Acosta “pole” në kategorinë Moto 2 appeared first on Klan Kosova.