Home > Uncategorized > Federata e Karatesë thotë se disa persona kanë tentuar të bëjnë ‘puç’ ndaj tyre

Federata e Karatesë thotë se disa persona kanë tentuar të bëjnë ‘puç’ ndaj tyre

//
/
Comments are Off

Federata e Karatesë e Kosovës, ka njoftuar se disa persona kanë tentuar të bëjnë ‘puç’ ndaj tyre, përkundër vërejtjeve sipas tyre, që janë bërë nga Ministria e Sportit.

Rasti sipas tyre, ka ndodhur gjatë ditës së premte, transmeton Klankosova.tv.

Kryetari i kësaj federate, Avni Gashi ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

“Federata e Kartesë e Kosovës njofton komunitetin e karatesë si dhe opinionin e gjërë se pas veprimeve të paligjshme dhe antistatutare të disa personave(7 persona pronarë të 20 klubeve) në FKK duke provuar të bëjnë puç me datë 04.07.2023 përkundër vërejtjeve nga MKRS(ministria e sportit) kanë vazhduar me veprime të jashtligjshme duke ndërruar edhe emrin e kryetarit në departamentin e OJQ-ve në MPB e së fundmi edhe në llogarinë bankare në NLB është vendosur emri i Besart Barutit si kryetar. Menjëherë pas marrjes së llogarisë janë shpenzuar 4000 euro”, thuhet në reagim.

“Pas disa takimesh në MKRS me qëllim tejkalimin e situatës, ish sekretari Nazmi Gashi ka dezinformuar komunitetin kinse Ministri ju paska dhënë të drejtë”.

“Për të mos mjaftuar me të bëmat puçiste dhe për t’u dukur sikur janë legjitim ata kanë “shkarkuar” të gjitha komisionet si dhe kanë bërë thirrje publike për aplikim në të njejtat pozita”.

“Krejt kjo e pasqyron qëllimin e tyre që të kapin pozita, privilegje dhe paratë e FKK-së”.

“Raporti i MKRS-së me shkrim nga i ashtuquajturi “kuvend” puçist do i prapsojë këto veprime sa të paligjshme poaq edhe të dëmshme për karatenë Kosovare”.

“Garues dhe trajnerë të nderuar, fundi do jetë turpërues për bartësit e këtyre veprimeve.Vazhdoni me stërvitje drejt çëllimeve kulminante. Ne do kujdesemi për pjesmarrjen tuaj në garat ndërkombëtare si dhe aktivitetet vendore. Heshtja përballë të keqës është aprovim e ne nuk do ndalemi”.

The post Federata e Karatesë thotë se disa persona kanë tentuar të bëjnë ‘puç’ ndaj tyre appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights