Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi, ka arritur që të sigurojë fitore në vendlindje.
Fitorja erdhi pasi kundërshtari francez, Nadjib Mohammedi, u diskualifikua nga gjyqtari i ndeshjes, raporton Klan Kosova.
Ky meç ishte i vlefshëm për versionin WBC, në peshat gjysmë të rënda.
00:53 – Breshëri goditjesh mes Krasniqit dhe Mohammedit
Ka nisur rundi i 6-të i përballjes ndërmjet Robin Haxhi Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit.
Të dy ata janë duke u përballur ashpër në këtë ballafaqim, në kërkim të fitores, raporton Klan Kosova.
Ky meç është i vlefshëm për versionin WBC, në peshat gjysmë të rënda.
00:45 – Përballje e ashpër ndërmjet Krasniqit dhe Mohammedit
Ka nisur raundi i 4-të i përballjes ndërmjet Robin Haxhi Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit.
Të dy ata janë duke luftuar ashpër në këtë ballafaqim, në kërkim të fitores, raporton Klan Kosova.
Ky meç është i vlefshëm për versionin WBC, në peshat gjysmë të rënda.
00: 35 – Nis meçi i shumëpritur Krasniqi – Mohammedi
Ka filluar ndeshja ndërmjet boksierit kosovar Robin Haxhi Krasniqi dhe kundërshtarit francez Nadjib Mohammedi.
Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, raporton Klan Kosova.
Ky meç është i vlefshëm për versionin WBC, në peshat gjysmë të rënda.
00: 25 – Robin Krasniqi ngjitet në ring
Boksieri Robin Haxhi Krasniqi është ngjitur në ring dhe është gati për meçin më të veçantë në karrierën e tij të bujshme.
Krasniqi do të ballafaqohet me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin WBC, në peshat gjysmë të rënda, transmeton Klan Kosova.
The post Krasniqi jep gjithçka, arrin fitore në vendlindje appeared first on Klan Kosova.