Home > Uncategorized > Hallakama në ortopedi, kris arma, shtohet siguria te Pajaziti (VIDEO)

Hallakama në ortopedi, kris arma, shtohet siguria te Pajaziti (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Nga kush e prej sa larg erdhi, nuk dihet.

Por, një krismë arme që u dëgjua në orët e para të së hënës, mobilizoi policët e gardianët në Klinikën Ortopedike të QKUK-së.

Nuk është e sigurt se kjo qitje kishte të bënte me të, por niveli i sigurisë u ngrit për shkak që këtu po mjekohet Andi Pajaziti, i dyshuari që u plagos në  përleshjen me armë të premtën në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Disa prej pacientëve e familjarëve të cilët gjatë natës ishin në klinikën e Ortopedisë i thanë Klanit se gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna jo shumë larg objektit. Sipas tyre në atë moment janë mobilizuar gardianët, derisa s’është lejuar edhe dalja jashtë ndërtesës.

Avokati i të dyshuarit, Fanol Krasniqi, tha se klienti i tij i ka treguar se ka dëgjuar një krismë arme, por që s’ka mundur të përcaktojë perimetrin e gjuajtjes.

Nga Policia mohuan rastin. Në Klinikë thonë se arma s’u shkrep brenda oborrit të tyre.

The post Hallakama në ortopedi, kris arma, shtohet siguria te Pajaziti (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights