Home > Uncategorized > Zuckerberg “nuk e mban frymën” për duelin me Musk

Zuckerberg “nuk e mban frymën” për duelin me Musk

//
/
Comments are Off

Shefi i Meta, Mark Zuckerberg, ka thënë se ai “nuk po e mban frymën” për një “duel kafazi” të propozuar me Elon Musk.

Zuckerberg në një postim në Threads ka propozuar përballjen me datën 26 gusht .

I pyetur nga një përdorues i Threads nëse lufta ishte rënë dakord reciprokisht, Zuckerberg u përgjigj se ishte më shumë si “financim i siguruar”, në një referencë të dukshme ndaj postimeve të bëra nga Musk në 2018, kur ai tha të njëjtën gjë për planet për të marrë makinën elektrike, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Musk hodhi dyshime të mëtejshme në lidhje me meçin e mundshëm, duke thënë se “data e saktë është ende në fluks”, pasi ai mund të ketë nevojë për operacion në qafën dhe pjesën e sipërme të shpinës.

Musk tha se lufta e tyre do të transmetohej drejtpërdrejt në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter.

Zuckerberg u përgjigj gjithashtu në sugjerimin se lufta do të transmetohej në X, duke postuar: “A nuk duhet të përdorim një platformë më të besueshme që mund të mbledhë para për bamirësi?”.

 

 

 

The post Zuckerberg “nuk e mban frymën” për duelin me Musk appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights