Policia e ka ndaluar një 20-vjeçar dje në Ferizaj dhe i ka shqiptuar një gjobë 500 eurove, pesë pikë negative dhe një vit masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Sipas njoftimit të policisë, ai e kishe tejkaluar shpejtësinë në zonën me 50 kilometra në orë, duke vozitur me shpejtësi 109 kilometra në orë.
Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit./Klankosova.tv
The post Gjobitet me 500 euro 20-vjeçari në Ferizaj, për një vit i merret patenta e shoferit appeared first on Klan Kosova.


