Home > Uncategorized > Megan Thee Stallion ‘s’do të jetë kurrë më e njëjta’ pas plagosjes nga Tory Lanez

Megan Thee Stallion ‘s’do të jetë kurrë më e njëjta’ pas plagosjes nga Tory Lanez

//
/
Comments are Off

Megan Thee Stallion është shprehur se “nuk do të jetë kurrë e njëjta” pasi u qëllua në këmbë nga shoku i saj, reperi Tory Lanez, ndërsa  gjykata përgatitet ta dënojë atë.

Megan, rrëmbyesja e trefishtë e çmimit Grammy, shkroi një deklaratë  që u lexua në gjykatë në ditën e parë të seancës së dënimit të hënën.

Ajo ka deklaruar vitin e kaluar në seancën gjyqësore kundër tij, se Lanez e qëlloi gjatë një debati në festën e Kylie Jenner në vitin 2020.

Prokurorët  kanë kërkuar që Lanez të dënohet me 13 vjet burg, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Avokatët e tij argumentuan se ajo se çfarë i nevojitet atij është një provë dhe një program trajtimi për drogë. Ai pritet të dënohet më vonë gjatë së martës.

Të hënën, deklarata e Megan u lexua në gjykatë nga zëvendësprokurori i qarkut të Los Angeles County.

“Që kur u qëllova dhunshëm nga i pandehuri, nuk kam përjetuar asnjë ditë paqeje”, thuhet në të, sipas mediave amerikane.

“Ngadalë por, po shërohem dhe po kthehem në normalitet, por nuk do të jem kurrë e njëjta”.

Megan u shpreh se kishte probleme nëse do ta jepte deklaratën personalisht, “thjesht nuk mund ta përballoja veten të jem përsëri në të  njëjtën dhomë me Tory”, tha ajo.

Ajo tha se  ishte “torturuar dhe terrorizuar”, duke shtuar se “ishte në një vend të errët dhe irritues” kur Lanez tallej me traumën e saj.

Daystar Peterson, apo i  njohur me nofkën Lanez,  ka pasur shtatë albumet më të mira në SHBA në shtatë vitet e fundit. Megan tha në gjyq se Lanez e qëlloi atë  pasi ajo u tall me talentin e tij.

Të hënën në rolin e dëshmitarit foli dhe babai i Lanez, i cili foli emocionalisht për ndikimin tek djali i tij nga vdekja e nënës së tij kur ai ishte 11 vjeç.

31-vjeçari ndodhet në paraburgim që kur u shpall fajtor në dhjetor për sulm me armë zjarri gjysmë automatike, posedimi i një arme zjarri të mbushur, të paregjistruar në automjet, dhe gjuajtja e një arme zjarri nga pakujdesia.

Akti ndodhi në orët e para të 12 korrikut 2020, kur dyshja u larguan nga shtëpia e Jenner-it, të shoqëruar me truprojën e tij, dhe asistenten e Megan, Kelsey Harris.

Megan, emri i vërtetë Megan Pete, i tha gjykatës se u grind me Lanez për marrëdhëniet e tyre të mëparshme seksuale. Konflikti u rrit dhe bëri që dyshja të fyente karrierën e njëri-tjetrit.

Ajo tha se kërkoi që të dilte nga automjeti, në momentin që Lanez filloi të qëllonte në tokë dhe i bërtiste asaj.

Lanez ka deklaruar se është i  pafajshëm, ku avokatët e tij sugjerojnë se zonja Harris mund të ketë qëlluar shoqen e saj pasi zbuloi lidhjen, sepse ajo ishte “e dashuruar” me të dhe ishte xheloze.

Zonja Harris e mohoi këtë. Por, në qëndrimin e dëshmitares ajo u tërhoq nga deklaratat e mëparshme se Lanez ishte ai që qëlloi, duke e ndërruar në deklaratë të re se nuk e pa se kush qëlloi Meganin.

 

The post Megan Thee Stallion ‘s’do të jetë kurrë më e njëjta’ pas plagosjes nga Tory Lanez appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights