Neymar dhe Marco Verratti janë ndër pesë yjet që u është thënë se mund të largohen nga Paris Saint-Germain këtë verë nga trajneri i ri Luis Enrique.
Një verë e turbullt po vazhdon te PSG-ja, me lajmin e fundit që ka dalë nga klubi, se shefi i ri Enrique u ka thënë pesë lojtarëve se janë të lirë të kërkojnë ekipe të reja. Neymar, Verratti, Hugo Ekitike, Juan Bernat dhe Renato Sanches të gjithë janë të informuar se janë tepricë në Parc des Princes, transmeton KlanKosova.tv.
Mbetet të shihet se si do të ecin kampionët aktualë të Ligue 1 këtë sezon, pas largimit të Lionel Messit dhe sagës së vazhdueshme për të ardhmen e Kylian Mbappe.
Neymar, raportohet se i ka thënë tashmë klubit se dëshiron të largohet më herët këtë javë, dhe duket se edhe klubi parisien mendon njësoj.
The post Neymar dhe Verrati, tepricë për Luis Enrique appeared first on Klan Kosova.




