Ekonomia e Kinës ka rënë në deflacion pasi që çmimet e konsumit kanë rënë gjatë muajit korrik, që është hera e parë në më tepër se dy vjet.
Zyrtarisht indeksi i çmimeve të konsumit, që mat inflacionin, regjistroi rënie prej 0.3 përqind në muajin e kaluar, krahasuar me një vit më parë, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.
Analistët thonë se kjo rrit presionin mbi qeverinë për ta ngjallur kërkesën në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Rënia e çmimeve ia bën më të vështirë Kinës për ta zvogëluar borxhin e saj, dhe të gjitha sfidat që rrjedhin prej saj, si ngadalësimi i ritmit të rritjes, thonë analistët.
The post Pse rënia e çmimeve në Kinë rrit brengën appeared first on Klan Kosova.


