Organizata joqeveritare Demokracia Plus, ka ndarë gjetjet e raportit të fundit nga monitorimi i prokurimit publik për ndërmarrjet publike.
Ardit Dragusha nga kjo organizatë, në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine, ka thënë se në ndërmarrjet publike po bëhet prokurim i keq.
“Raporti flet për katër tenderë të natyrave të ndryshme… Problemet që janë shfaqur më së shumti kanë konsistuar në vlerësimin jo të duhur të ofertave dhe shkeljeve të rregullave të prokurimit publik siç është rasti me shkurtimin e afatit kohor për dorëzimin e ofertave, kufizimi i konkurrencës përmes vlerësimit jo të duhur si dhe përdorimi i standardeve të cilat nuk janë relevante me natyrën e tenderit”, ka thënë hulumtuesi Dragusha.
The post Dragusha (D+): Prokurim i keq në ndërmarrjet publike (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



