Presidenti dekreton datën 24 shtator 2023 si datën e Zgjedhjeve për Kryetar në Bashkinë Kukës
mgid.com, 474771, DIRECT, d4c29acad76ce94f
Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Bajram Begaj shpalli sot dekretin nr. 186 datë 11.08.2023 për “ Caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Kukës”.
Presidenti caktoi datën 24 shtator 2023 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në Bashkinë e Kukësit.
Kukësi shkon në zgjedhje pas shkarkimit të Safet Gjicit nga pozita e kryetarit të bashkisë pasi iu shfaq një video erotike në zyrën e tij.
Gjici vazhdon të mbahet në paraburgim.