Home > Lajme > Ky është qytetari që u gjet pa shenja jete në Pejë, pranë tij ishte një revole me 15 fishekë

Ky është qytetari që u gjet pa shenja jete në Pejë, pranë tij ishte një revole me 15 fishekë

///
Comments are Off

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e djeshme në Pejë. Në njoftimin e policisë thuhej se viktima është gjetur në një shtëpi të pa banuar.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima është Bajram Lajçi nga Rugova e Pejës.

Në vendin e ngjarjes vdekjen e Lajçit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Në vendngjarje është është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Pepaj të Rugovës./Indeksonline/

Verified by MonsterInsights