Pas rasteve të fundit të vrasjeve dhe plagosjeve që kanë ndodhur ditëve të fundit në vendit tonë, policia e Kosovës ka rritur prezencën e saj fizike me policë nëpër hapësirat publike, sheshet e qyteteve të Kosovës, raporton Gazeta10.
Sipas informacioneve të Kanal 10 dhe pamjeve që vijnë nga sheshet e qyteteve ato po monitorohen nga policët. Një gjë e tillë është parë sonte në qytetin e Malishevës. /Gazeta10/