Policia e Kosovës ka vazhduar aksioin “Goditja” në rajonin e Prizrenit ku janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa janë konfiskuar 10 armë.
Bëhet e ditur se në kuadër të këtij operacioni është rritur numri i patrullimeve, kontrolleve në lokale, bare nate, kafiteri e lokacione të ndryshme që frekuentohen nga qytetarët.
Në saje të këtyre angazhimeve në teren që nga 8 gushti, policia atje ka kontrolluar 1074 automjete, ka legjitimuar 1646 persona si dhe janë kontrolluar 26 lokale, transmeton Klankosova.tv.
mgid.com, 474771, DIRECT, d4c29acad76ce94f