Anthony Joshua ka gjetur një kundërshtar për meçin e së shtunës, pasi Dillian Whyte u largua pasi dështoi në një test dopingu. Edhe pse u spekulua se Filip Hrgovic, i cili gjithsesi po performon në atë event, mund të luftojë kundër Joshuas, në fund u vendos që kundërshtari i britanikut të ishte 39-vjeçari finlandez Robert Helenius.
Helenius luftoi me Deontay Wilder dhe humbi me nokaut në raundin e parë.
Sipas renditjes së BoxRec, ai është boksieri i 24-të në botë dhe në karrierën e tij ka gjithsej 32 fitore dhe katër humbje.