Home > Lajme > Mërgimtares në Prizren i thyhet makina, hajnat vjedhin dhjetëra mijëra euro stoli e ‘cash’

Mërgimtares në Prizren i thyhet makina, hajnat vjedhin dhjetëra mijëra euro stoli e ‘cash’

///
Comments are Off

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjën e 10 gushtit në Prizren.

Indeksonline raporton se viktimës G.Berisha, i janë vjedhur stoli ari të vlefshme rreth 10 mijë euro dhe 2 mijë e 300 euro para të gatshme.

Viktima ka raportuar në polici se asaj i është thyer xhami i pasëm i veturës me targa zvicërane në parkingun e një qendre recreative, dhe nga aty i është grabitur çanta me stolitë dhe paratë.

Përveç këtyre, në çantë viktima raportohet tëketë pasur edhe letërnjoftimin dhe patentë shoferin zvicëran.

Policia është duke e hetuar rastin./Indeksonline/

Verified by MonsterInsights