Policia ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, vëllezër, nën dyshimin se të njëjtit kanë tentuar që me anë të detyrimit të përfitojnë nga viktima mashkull kosovar një shumë parash prej 43,000 euro.

Sipas tyre, viktima ka luajtur më herët lojëra të fatit në lokalin e tyre dhe u ka borxh.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Policia ka ushtuar kontroll në shtëpitë dhe banesat e tyre e vëllezërve dhe si prova materiale kanë sekuestruar një pistoletë me gaz me tetë copë fishekë dhe dy telefona.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.