Home > Uncategorized > Junta ushtarake e Nigerit paralajmëron ndjekje penale ndaj Bazoumit për tradhëti të lartë

Junta ushtarake e Nigerit paralajmëron ndjekje penale ndaj Bazoumit për tradhëti të lartë

//
/
Comments are Off

Junta ushtarake e Nigerit, ka njoftuar planet për të ndjekur penalisht presidentin e rrëzuar Mohamed Bazoum për tradhti të lartë dhe minim të sigurisë kombëtare.

Kjo është shenja e fundit që junta synon t’i rezistojë presionit ndërkombëtar për t’i kthyer pushtetin Bazoumit, transmeton klankosova.tv.

Por në shenjë se po forcon pozicionin e saj, junta tha në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror se kishte mbledhur prova për të ndjekur penalisht “presidentin e rrëzuar dhe bashkëpunëtorët e tij vendas dhe të huaj për tradhti të lartë dhe minim të sigurisë së brendshme dhe të jashtme të Nigeri”, shkruan bbc.

Gjenerali Abdourahmane Tchiani, kreu i njësisë së rojeve presidenciale, e shpalli veten sundimtari i ri i Nigerit më 26 korrik, pasi e përmbysi atë.

 

The post Junta ushtarake e Nigerit paralajmëron ndjekje penale ndaj Bazoumit për tradhëti të lartë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights