Home > Uncategorized > Opozita ia rikujton LVV-së kauzën: Nga bashkimi kombëtar në bashkim trafikantësh (VIDEO)

Opozita ia rikujton LVV-së kauzën: Nga bashkimi kombëtar në bashkim trafikantësh (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Pas arrestimit të asamblistit të Vetëvendosjes në Prishtinë, Besnik Mujeci, nën dyshimet për trafikim droge, pati reagime të shumta.

Bile, partitë opozitare kërkuan nisjen e hetimeve në lidhje me këtë rast.

Transportimi i drogës ekstazi përmes autobusëve, sipas kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, mund të kishte qenë i planifikuar shumë kohë më parë.

Sipas tij, LVV-ja për këtë shkak insistonte, siç tha ai, ‘kapjen’ e stacionit të autobusëve.

“Ftoj Prokurorinë e Shtetit të hetojë këtë rrjet; në veçanti njerëzit e përfshirë në këtë skemë dhe mbështetjen politike që kanë marrë në gjithë këtë proces”, shkroi Abdixhiku.

Me dozat e mëdha të drogës që u zunë matanë kufirit, ironizuan edhe nga PDK-ja.

“Eksporti ma i madh i këtij pushteti këtë vit: 10 mijë doza drogë në Shqipëri nga asamblisti i tyre, në vlerë mbi 400 mijë euro! Respekt. Era shtet!”, tha deputetja e PDK-së, Blerta Deliu- Kodra.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ia kujtoi partisë në pushtet se dikur kishte kauza për bashkim kombëtar, ndonëse jo të këtij lloji.

“Shpërdorimi i pozitës zyrtare nga njerëzit e Kurtit nuk është lajm i ri, pasi që asamblisti Mujeci është vetëm i fundit në radhën e atyre që janë kapur nga drejtësia”, thuhet në reagimin e Lulëzim Blakajt nga AAK-ja.

The post Opozita ia rikujton LVV-së kauzën: Nga bashkimi kombëtar në bashkim trafikantësh (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights