Policia e Kosovës, ka apeluar tek qytetarët e vendit si dhe bashkatëdhetarët, përveç Merdares, për mundësinë e shfrytëzimit të pikë kalimeve tjera kufitare edhe ato me Serbinë, që siç thuhet ka më pak pritje.
“Policia e Kosovës njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët për mundësitë e kalimit në pikat e tjera të kalimit kufitar, si dhe i lut qytetarët që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera me Serbinë siç janë: PKK Muqibab, Jarinje, Bernjak dhe Mutivodë në të cilat pika ka më pak pritje e ndërsa në orët e mbrëmjes nuk ka pritje fare në të shumtën e rasteve”, thuhet në njoftim, transmeton klankosova.tv.
Kjo për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve,që po shkaktohen pritje të gjata në disa pika kufitare, në veqanti në atë në Merdarë.
The post Policia e Kosovës apelon qytetarët: Veç Merdares, shfrytëzoni pikat tjera kufitare për më pak pritje appeared first on Klan Kosova.


