Home > Uncategorized > Shpërtheu një bidon me benzinë teksa po lundronin me skaf në Himarë, pësojnë djegie katër kosovarë

Shpërtheu një bidon me benzinë teksa po lundronin me skaf në Himarë, pësojnë djegie katër kosovarë

//
/
Comments are Off

Rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhës, Himarë, në një mjet lundrues skaf në pronësi të një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det, dyshohet se si pasojë e vakuumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë.

Nga kjo kanë pësuar djegie të lehta shtetasit A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri./tch/

The post Shpërtheu një bidon me benzinë teksa po lundronin me skaf në Himarë, pësojnë djegie katër kosovarë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights