Chelsea është i sigurt që marrëveshja për Romeo Lavian me Southamptonin do të përfundojë shumë shpejt.
Negociatat janë duke shkuar drejt fundit, teksa blutë e Londrës janë afër të mbyllin transferimin për 50 milionë euro, plus shtesat që po diskutohen, sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano.
Për më tepër, belgu e ka bërë te ditur dje dëshirën e tij: Vetëm Chelsea.
Blutë tashmë kanë arritur marrëveshje me lojtarin, dhe nëse bisedimet ecin mirë, ujdia mund të kryhet qysh sot.
Kujtojmë, që Chelsea mbrëmë e zyrtarizoi Moises Caicedon, i cili u bë lojtari më i shtrenjtë në Britani, për 115 milionë euro. /GazetaKombi