Policia e Kosovës përmes veturës me pajisje inteligjente “Smart Patrol” ka identifikuar duke qarkulluar një autobus pa regjistrim.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, transmeton Klankosova.tv
Shoferit të autobusit i është shqiptuar gjobë prej 300 euro ku të njëjtit i janë konfiskuar edhe targat./GazetaKombi