Home > Lajme > Të hënën nisin punimet në rrugën që lidh Gjakovën me dy pika kufitare me Shqipërinë

Të hënën nisin punimet në rrugën që lidh Gjakovën me dy pika kufitare me Shqipërinë

///
Comments are Off

Ditën e hënë do të nisin punimet në zgjërimin e segmentit rrugor që gjendet nga vendi i njohur si “Ura e Tabakut” deri tek “Ura e Ahmet Efendisë” në Gjakovë.

Punimet në këtë rrugë po vlerësohen si me rëndësi, pasi e njëjta e lidh Gjakovën me Reken e Keqe si dhe me dy pikat kufitare me Shqipërinë, “Qafa e Prushit” dhe “Qafa e Morinës”.

Në inaugurimin e punimeve do të marrin pjesë kryetari i komunës, Ardian Gjini, si dhe Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal./GazetaKombi

Verified by MonsterInsights