Darka jo formale e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, me liderë shtetesh nga Ballkani Perëndimor e Bashkimi Evropian , do mbahet në një ambient superluksoz të kryeqytetit helen.
Se çka do ketë në menu mbahet sekret, por për njërin nga të ftuarit presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, shija e kësaj darke dihet. Sikur Vuçiq ashtu dhe ministri i tij i punëve të jashtme, Ivica Daçiq, thonë se takimi në Athinë do lë “shije të hidhur” për Serbinë.
Ata, pretendojnë se pikërisht në takimin e Athinës nis ajo që e quajnë “Valë e re e presioneve ndaj Beogradit”, pikë së pari për të ndryshuar qasje në raport me Kosovën, dhe kërkesa për t’i vënë sanksioneve Rusisë.
“Kam marrë pjesë në takime të ndryshme, ku pika e parë e diskutimit është Kosova dhe e dyta Ukraina. Pra e keni pikën e parë ku të gjithë janë dashamirës të Kosovës, dhe flasin që Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, e kështu me radhë. Dhe se kjo është çështje e kryer, dhe se pyetja është vetëm kur Serbia do ta pranoj( Kosovën). Në asnjë mënyrë nuk pyesin a është kjo në pajtim me të drejtën ndërkombëtare. Natyrisht se nuk është”,tha Daçiq për televizionin PINK.
Pos kësaj siç raportojnë mediat beogradase, delegacioni serb është i vetmi që ka shprehur vërejtje për disa pika të Deklaratës së Përbashkët, që pritet të miratohet pas takimit të Athinës.
The post Vuçiqi e Daçiqi presin darkë pelim në Greqi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


