Home > Uncategorized > Zbulon Pal Lekaj: Para 10 vjetëve e pata shkarkuar Nagavcin nga pozita e drejtoreshës

Zbulon Pal Lekaj: Para 10 vjetëve e pata shkarkuar Nagavcin nga pozita e drejtoreshës

//
/
Comments are Off

Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se në kohën kur ishte kryetar i Komunës së Gjakovës, e kishte shkarkuar Arbërie Nagavcin, e cila atëkohë mbante poziën e Drejtoreshës së shkollës ”Yll Morina”.

Siç zbulon Lekaj, e gjithë kjo për shkak të performancës së saj të dobët, me kërkesë të Këshillit të Prindërve të komunës, transmeton klankosova.tv.

”Nuk e kam pasur ndërmend ta tregoja kurrë, mirëpo po ndihem i detyruar.

Çka keni pritur më shumë nga ministrja Nagavci që para më shumë se 10 viteve e kam shkarkuar nga pozita e Drejtoreshës së Shkollës “Yll Morina” me kërkesë të këshillit të prindërve dhe performancë të dobët”.

Ky reagim i Lekajt vie në kohën kur po tashmë ministre e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi për një nismë të re rreth vendimit për pajisje të nxënësve me tekstet shkollore.

Ajo tha se po shqyrtohet mundësia që përgjegjësia e teksteve shkollore, t’u bartet prindërve, me rimbursimin e mjeteve përmes e-Kosova.

 

The post Zbulon Pal Lekaj: Para 10 vjetëve e pata shkarkuar Nagavcin nga pozita e drejtoreshës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights