Të hënën e 28 gushtit, do të nis Edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Jazz, në Mitrovicë, i cili do zë vend për adhuruesit e tij, në sheshin ‘’Isa Boletini’’.
”Mitrovica International Jazz Days”, në hapjen e festivalit do të mirëpresë Richard Bonan, nga SHBA, fitues i çmimit Grammy, një nga basistët, kompozitorët e multi-instrumentistët më të arrirë ndërkombëtarë, që shquhet për tingujt unik, transmeton klankosova.tv.
Richard Bona do të shoqërohet nga “MIJD BIG BAND”, me dirigjent maestron mitrovicas, Edon Ramadani.
Ndërsa në natën e dytë të festivalit të muzikës jazz, do performojë këngëtarja dhe muzikantët e skenës evropiane të xhazit dhe muzikës botërore, GANNA dhe ansambli i saj.
Po ashtu, në natën e dytë, të edicionit të parë të festivalit, do të jetë prezente në skenë për të performuar edhe këngëtarja Elina Duni, e shoqëruar nga kitara mjeshtërore e Rob Luft, së bashku me dy miq të tjerë.
Nata përmbyllëse e këtij festivali, më 2 shtator, do të jetë me kryesuesit e festivaleve më të mëdha të jazz, si dhe fituesit e shumë çmimeve Grammy, Michael Legaue dhe Bill Lauraunce, ku edhe do të shfaqin projektin e tyre duo “Where you wish you were’’
The post Festivali Ndërkombëtar i Jazz-it sjell në Mitrovicë fitues të çmimit Grammy appeared first on Klan Kosova.




