Shefi i grupit mercenar rus, Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, është shfaqur me një video për herë të parë pas rebelimit të dështuar në Rusi, ku pretendoi se është në Afrikë.
Prigozhini u shfaq me pajisje luftarake, duke thënë se Wagneri po e bën Afrikën “më të lirë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Në video, Prigozhin thotë se Wagner po eksploron për minerale, si dhe po lufton militantët islamikë dhe kriminelët e tjerë.
“Ne jemi duke punuar. Temperatura është +50. Wagner po kryen veprime zbulimi dhe kërkimi, e bën Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet dhe Afrikën edhe më të lirë”, dëgjohet duke thënë Prigozhin.
Tutje, ai tha se Wagneri po bën drejtësi dhe po sjell lumturi për popullin afrikan, teksa shtoi se Shtetit Islamik, ISIS-it dhe Al Kaedës, po ia bëjnë jetën makth.
The post Prigozhini shfaqet për herë të parë pas rebelimit në Rusi, pretendon se është në Afrikë appeared first on Klan Kosova.





