Kolegjiumi i Drejtorive të Arsimit ka mbajtur gjatë ditës së sotme një takim ku është diskutuar çështja e teksteve shkollore.
Në takim e ftuar ishte edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, por e njëjta nuk erdhi.
Drejtorët kanë shprehur shqetësimin për mosfurnizim me libra, derisa qëndrimet e shprehura në takim janë kundërshtuar nga Avni Fetahu, drejtor i Arsimit në Podujevë, i cili i akuzoi që po e shndërrojnë çështjen në politike, për çka edhe e lëshoi mbledhjen, raporton Klan Kosova.
Kundërshtitë e tij nga kryesuesja u thanë të kenë qenë me ngjyrime politike, derisa Fetahu, sipas drejtoreshën së Arsimit në Kryeqytet, Besianë Musmuratit, nuk dha ndonjë propozim në lidhje me deklaratën e përbashkët.
Drejtorët shprehën shqetësimin për ecurinë deri në fillim të vitit shkollor, ku presin të ju dalin një mori problemesh nëse nuk dërgohen librat. /Klankosova.tv
The post Nagavci i injoron drejtorët e Arsimit, ata i qajnë hallet me njëri-tjetrin për librat (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.





