Home > Uncategorized > Rama i përgëzon zjarrfikësit, policët dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile për menaxhimin e zjarreve

Rama i përgëzon zjarrfikësit, policët dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile për menaxhimin e zjarreve

//
/
Comments are Off

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar për punën Policinë e Shtetit dhe zjarrfikësit lidhur me zjarret që kanë shpërthyer atje gjatë kësaj vere.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se me profesionalizëm është mbrojtur sezoni turistik.

“Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit që këtë verë u është qepur këmba-këmbës zjarrvënësve, duke arritur t’i kapë dhe çojë prapa hekurave, si në rastin e kriminelëve që i vunë zjarrin pyllit në Laç, për të cilët përsëris, si për gjithë të arrestuarit e tjerë, apelin në adresë të gjykatësve në rrethe, që të mos vazhdojnë me avazin e tyre të vjetër të mosndëshkimit të një krimi barbar si ky, i cili në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dënohet deri 15 vjet burg”.

“Një falënderim i përsëritur për trupat e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, e cila e ka rritur ndjeshëm nivelin e performancës gjatë këtij sezoni turistik, duke e mbrojtur me profesionalizëm e shpirt sakrifice pasurinë e paçmueshme natyrore dhe ulur në mënyrë të konsiderueshme dëmet potenciale të këtyre krimeve të neveritshme në verbërinë, shpirtligësinë, marrëzinë e tyre”, ka thënë Rama

The post Rama i përgëzon zjarrfikësit, policët dhe Agjencinë e Mbrojtjes Civile për menaxhimin e zjarreve appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights