Kur astronautët udhëtojnë në hapësirë, kjo përvojë i varfëron qelizat e kuqe të gjakut dhe kockat e tyre, sipas një studimi të ri.
Për fat të mirë, duket se trupat e tyre mund t’i plotësojnë ato pasi të jenë kthyer në Tokë, falë yndyrës së ruajtur në palcën e eshtrave.
“Zbuluam se astronautët kishin dukshëm më pak yndyrë në palcën e tyre kockore rreth një muaj pas kthimit në Tokë”, tha autori i studimit Dr. Guy Trudel, një mjek rehabilitimi dhe studiues në Spitalin e Otavës dhe profesor në Universitetin e Otavës në Kanada, raporton Upi, transmeton Klankosova.tv.
“Mendojmë se trupi po e përdor këtë yndyrë për të ndihmuar në zëvendësimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe rindërtimin e kockave që janë humbur gjatë udhëtimit në hapësirë”, tha Trudel.
Kjo njihet si “anemi hapësinore”.
Hulumtimi i ri bazohet në punën e mëparshme të Trudel, i cili zbuloi se trupat e astronautëve shkatërronin 54% më shumë qeliza të kuqe të gjakut gjatë udhëtimit në hapësirë sesa normalisht në Tokë.
Hulumtimi është pjesë e MARROW, i cili është një eksperiment që shikon shëndetin e palcës së eshtrave dhe prodhimin e gjakut në hapësirë, me financim nga Agjencia Kanadeze e Hapësirës.
The post Udhëtimi në hapësirë varfëron gjakun dhe kockat e astronautëve appeared first on Klan Kosova.




