Ballkani ka realizuar fitore të thellë ndaj BATE Borisovit me rezultat 4:1.
Ndonëse vendësit e nisën keq, pasi BATE Borisovi realizoi golin e avantazhit në minutën e 10-të përmes Denis Leptevit, ata nuk vonuan të këndellen/
Bajram Jashanica e barazoi rezultatin në minutën e 31-të, dhe klubet shkuan baras në pushim.
Mirëpo Bleart Tolaj me dygolëshin e tij në minutat 58′ dhe 57′ arriti që t’i trondisë bjellorusët.
Krejt në fund, Armend Thaqi me një harkim që rezultoi gol fundosi BATE-n në “Fadil Vokrri”.
Sidoqoftë, edhe një ndeshje ka mbetur midis dyja klubeve për t’u parë se kush ecën në Ligën e Konferencës.
89′
Armend Thaqi realizoi për 4:1 nga distanca në atë që u duk harkim por që përfundoi goditje goli.
67′
Bleart Tolaj e ka shënuar golin e tij të dytë dhe të tretin për Ballkanin. Kampioni kosovar po fiton 3:1.
58’
Ballkani ka arritur ta përmbysë rezultatin në 2:1 ndaj BATE Borisovit.
Bleart Tolaj realizoi golin e avantazhit.
45′
Ballkani dhe BATE Borisovi kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë, 1:1.
31′
Bajram Jashanica e ka barazuar rezultatin për Ballkanin. Epërsia e bjellorusëve nuk zgjati më shumë se 21 minuta.
10′
BATE Borisov po fiton me rezultat 0:1 ndaj Ballkanit në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Ligën e Konferencës.
Denis Leptev realizoi për mysafirët në minutën e 10-të.