Tensionet mes serbëve e shqiptarëve sërish sillen rreth objekteve.
Kësaj here mollë sherri u bë një ndërtesë që shfrytëzohet nga serbët në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë. Autoritetet lokale iu kërkuan paraqitjen e dokumenteve për shfrytëzim sa më parë.
Objekti u tha se është në pronësi të komunës dhe për këtë, Listës serbe, iu dha afat 3 ditë që t’i lirojnë zyrat.
Komunarët patën një ide që atë godinë që shërben si drejtori e Fondit të Sigurimeve Pensionale ta riparojë e ta fus në funksion për diçka tjetër.
Ndërkohë, si kundërpërgjigje ndaj politikanit lokal, Aleksandar Arsenijeviq, që pretendoi se tashmë Fondi i Sigurimit Pensional i Serbisë për Kosovën është tërhequr i tëri nga ndërtesa në fjalë, u shfaq në një video-mesazh Igor Simiq.
Shefi i ketij fondi për Kosovë, njëherësh ish-deputeti i Kosovës u shfaq nga brenda duke thënë se puna po vazhdon pa ndërprerë.
Në anën tjetër Lista serbe i bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të respektohet thirrja e tyre që ”kryetarët jolegjitimë të bëjnë vetëm punë administrative dhe të mos marrin vendime politike kundër qytetarëve të komunave tona”.
The post Objekti i diskutueshëm: “Shqiptarja” lyp leje, “serbja” s’ia jep (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.


