Katër persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur nga një incident me të shtëna me armë në një lokal në Kaliforninë jugore.
Autori i armatosur ishte në mesin e katër personave që vdiqën nga të shtënat në Cook’s Corner në Orange County, tha policia.
Dy nga gjashtë të plagosurit janë në gjendje kritike, tha shefi i zjarrit të qarkut Brian Fennessy.
Dhuna me armë është një pjesë e jetës amerikane dhe ka pasur më shumë se 400 të shtëna masive vetëm në vitin 2023, sipas Arkivit të Dhunës me Armë.
Të shtënat u zhvilluan në orën 19:00 me orën lokale pasi bari ofronte një natë darkë me pasta prej 8 dollarësh dhe një shfaqje muzikore rock, të cilat u reklamuan në faqen e barit në Facebook.
Mendohet se incidenti mund të ketë nisur si një incident në familje mes personit të armatosur – që thuhet se ishte një oficer i zbatimit të ligjit në pension – dhe gruas së tij, raportoi CBS Neës duke cituar një burim policor.
Të paktën një armë është gjetur nga vendi i ngjarjes, tha policia, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
The post Të shtëna në Kaliforni, katër të vrarë dhe gjashtë të plagosur në një bar appeared first on Klan Kosova.


