Një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të një objektit në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë mjekësore dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, i cili sipas familjarëve kishte qenë punëtor ndërtimi në një kompani.
Sipas policisë, ai është gjetur dje në mesditë. Me urdhër të prokurorit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.