Home > Uncategorized > Milani pa problem fiton ndaj Torinos

Milani pa problem fiton ndaj Torinos

//
/
Comments are Off

Milani e ka mposhtur Torinon me rezultat të thellë 4-1, në kuadër të javës së dytë në Serie A.

Serinë e golave e nisi Christian Pulishiq, në minutën e 33’, pas një asistimi fantastik nga Ruben Loftus Cheek.

Ndërkohë nuk vonoi përgjigjja e mysafirëve, të cilët realizuan pas tre minutave me anë të Schuurs.

Por, pak para se të mbyllet pjesa e parë, Olivier Giroud e kaloi sërish Milanin në epërsi.

Ndërsa ishte Theo Hernandez që trefishoi epërsinë dhe dërgoi skuadrat në pushimin në mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, Giroud realizoi edhe një herë tjetër nga penaltia në minutën e 65’, për rezultatin final 4-1.

Milani pas fitores kalon në vendin e parë me gjashtë pikë nga dy ndeshje. /Klankosova.tv.

The post Milani pa problem fiton ndaj Torinos appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights