Kelis dhe Bill Murray thuhet se kanë vendosur të bëjnë rrugë të ndara pas vetëm dy muajsh lidhje.
Sipas US Sun, këngëtarja dyshohet se ishte ajo që i ndau gjërat me yllin 72 vjeçar të “Ghostbusters”.
“Kelis dhe Bill ishin dhe janë akoma shumë të dashur për njëri-tjetrin, por gjërat thjesht morën rrjedhën e tyre”, tha një burim i brendshëm për gazetën.
“Ata të dy kanë orare të ngjeshura dhe pas një romance të stuhishme vendosën të shkojnë në rrugë të ndara. Ata shpresojnë të mbeten miq, por gjithashtu planifikojnë të vazhdojnë jetën e tyre”.
Dyshja u lidhën për herë të parë në fillim të qershorit pasi Murray u pa duke mbështetur këngëtaren në një nga shfaqjet e saj në Londër.
The post Pas dy muajsh lidhje, ndahet çifti i njohur appeared first on Klan Kosova.



