Home > Uncategorized > Incidenti i Graçanicës – Ibrahimoviq ankohet, policët e rrahin? (VIDEO)

Incidenti i Graçanicës – Ibrahimoviq ankohet, policët e rrahin? (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Nga stacioni policor në Graçanicë, iu desht të shkojë në Qendrën Klinike Universitare.

Mjekimin aty, B. Ibrahimoviq, i cili nuk dëshiron të identifikohet, pretendon se e pati të domosdoshëm pasi thotë se më 18 gusht, u rrah nga të paktën katër policë, transmeton klankosova.tv.

Grushtet mbi të, sipas tij u shprasën pasi u ankua për gjobën që iu shqiptua, siç thotë ai, pa u intervistuar.

Atë e lajmëroi te organet e rendit, një grua me të cilën pati konflikt verbal afër shtëpisë të saj, në një moment kur ishte i dehur.

Ibrahimoviq, për arsye personale nuk deshi të flasë për rastin njëherë, por për të reagoi Lëvizja Opre Roma Kosovo.

 

The post Incidenti i Graçanicës – Ibrahimoviq ankohet, policët e rrahin? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights