Gjykata e Lartë Penale e Spanjës e ka hapur një hetim preliminar ndaj presidentit të Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, pasi ai e kishte puthur futbollisten Jenni Hermoso në buzë.
Prokurorët po e hetojnë rastin për të parë nëse ka të bëjë me sulm seksual, pasi që Hermoso ka thënë që puthja nuk ishte konsensuale.
Rubialesi u suspendua të shtunën nga FIFA, teksa gjykata ka thënë se e ka hapur hetimin pas deklaratave të Hermosos që puthja me Rubialesin nuk kishte qenë me pëlqimin e saj.
I pari i federatës e kishte puthur futbollisten gjatë festës së Spanjës që e fitoi Kupën e Botës për femra.
The post Hapet procesi hetimor ndaj Rubialesit appeared first on Klan Kosova.


